Showbiz

Ian Somerhalder bën dedikim e ndjerë për bashkëshorten: “Ti je frymëzimi im më i madh”

Në ditëlindjen e 32 të aktores Nikki Reed, bashkëshorti i saj që u bë famshëm në rolin prej vampiri në “Vampire Diaries”, bëri një dedikim prekës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Ian Somerhalder uroi bashkëshorten e tij në mënyrën më të bukur.

41-vjeçari përshkroi shkurtimisht rrugëtimin e tyre si bashkëshortë, momentet e bukura dhe ato më të vështira dhe se si janë rritur së bashku emocionalisht dhe profesionalisht.

“Ti je frymëzimi im më i madh, themeli im dhe i famijes tonë, ti je sipërmarrësja më e dedikuar që njoh, dhe lista vazhdon mund të shkuaj aq fjalë sa më lejon Instagrami” -shkruan aktori ndër të tjera në urimin emocionues.