Celebrities Gossip Showbiz

“Ilnisa i ka futur marshin e pestë…”/Atalanta Kërçyku e surprizuar nga banorja e “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Atalanta Kërçyku për të na thënë se si po i duket ky edicion i tretë i “BBV”. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri Vesa dhe Arta, si dy mikesha të Bardhit kanë mbajtur një qëndrim kundra marrëdhënies së afërt që ai ka krijuar me Sarën duke hedhur pretendime se ajo është duke bërë lojë me këngëtarin.

A mendon Atalanta se vajzat duhet të ndërhyjnë kaq shumë në raportin romantik të mikut të tyre?

Çdo njeri ka të drejtë të na pyesi dhe ne të përgjigjemi. Nuk e di se sa miq janë Vesa dhe Arta me Bardhin jashtë shtëpisë, në rast se janë të ngushtë edhe mund t’ua lejojë. Gjithsesi ato nuk e dinë nëse Bardhi e ka për lojë, ndoshta dhe Sara nuk e ka për lojë dhe në këtë rast po ulin figurën e Sarës pa të drejtë.

Kush mendon Atalanta se do të lërë shtëpinë mbrëmjen e kësaj të shtune?

Mendoj që Gabriele, është më i predispozuar për të humbur këtë garë. Nuk e di a e ka kuptuar që është në “BBV”, duhet të jetë më aktiv. Është njësoj si Olsi. Prita shumë prej Olsit, e mendova finalist dhe më ka surprizuar. Ndoshta e ka dhe strategji, nuk e di.

Finalistët sipas Atalantës?

Juli, Romeo, Ilnisa mund të jetë dhe Albi ose Heidi. 

Si i ka parë Atalanta marrëdhëniet romantike që po krijohen brenda shtëpisë së “BBV”?

Romeo dhe Heidi më pëlqejnë më shumë, e kanë marrë më shtruar dhe natyra ime e gjen veten tek një lidhje e tillë. Ilnisa i ka futur marshin e pestë, ndoshta tek ajo ndjenjat janë më të forta. Prisja prej saj të ishte aspak e cënueshme në aspektin e dashurisë. Nuk më pëlqen kombinimi i tyre. Ilnisën e shoh me një tjetër lloj mashkulli, jo me Meritonin. E mendova luftëtare të vetme në luftën e saj. Sara nga ana tjetër mund të kishte kombinim më shumë me Romeon, nuk mendoj se Bardhi i përshtatet asaj në aspektin fizik.