Showbiz

Imagine Dragons performojnë live, fansat: “Ata stonuan ishte një shfaqje e tmerrshme”

Grupi i famshëm i rrokut, Imagine Dragons duket se nuk kanë lënë përshtypje të mirë tek fansat e tyre adoleshentë.

Ata ishin të ftuar të performonin në një ndeshje futbolli për të rinj dhe shfaqja që dhuruan live në stadium nuk u pëlqye aspak.

Fansat e irrituar reaguan ashpër nëpërmjet postimeve në Twitter duke thënë se grupi, të cilët gjithashtu janë edhe fitues të çmimit “Grammy”, ishin një stonaturë e vërtetë.

Nuk kanë munguar as memet ku tregohej qartë sesa e mërzitshme ishte performanca dhe e niveli i tyrë i të kënduarit live.