Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Infermieri shpërthen ndaj atyre që janë kundër vaksinimit: “Kur t’ju vendos në intubim do e bëj me kënaqësi”…

“Mjeranë No-vax, kur t’ju vendos sondat e nevojshme do ta bëj me shumë kënaqësi”. Me pak fjalë, kur t’ju intuboj, do të jetë një moment i bukur.

Këto janë fjalët e tmerrshme (megjithëse të kuptueshme) të derdhura në rrjetet sociale nga një infermier bolonjez, që në internet shpërtheu me këto fjalë kundër një gruaje e cila ishte kundër vaksinës së koronavirusit. Fjalë që kanë bërë të nisë një procedim disiplinor ndaj tij.

Një shpërthim, ai i infermierit, në llogarinë e tij në Facebook drejtuar më të pabindurve për vaksinat dhe kartën e gjelbër. Një frustrim që shfaqet në një mënyrë përçarëse midis rreshtave pas një viti pune me një ritëm frenetik dhe konvulsiv, por që nuk justifikon fjalët e ashpra të përdorura në rrjetin social.

“Ju mos u shqetësoni – shkroi punonjësi i shëndetësisë duke iu përgjigjur një gruaje- se kur të hapim përsëri kujdesin intensiv Covid me të gjithë ata që janë kundër vaksinimit (dhe për fat të keq ndonjë person të pafajshëm i cili për arsye serioze nuk mundi të vaksinohej), unë do të jem atje për t’ju vendosur sondat që ju nevojiten për të mbijetuar. Do e bëj në mënyrë profesionale si gjithmonë, por ndoshta me pak kënaqësi më shumë. Kjo sepse e di që ishte zgjedhja juaj e lirë dhe e vetëdijshme. Kjo do të lehtësojë ngarkesën time emocionale… dhe do të jemi të gjithë më të lumtur”, shkroi ai, duke marrë komente të shumta dhe nga ana tjetër një procedim disiplinor në punë