Sociale

Inflacioni “gërryen” pagat, vendet e rajonit po reagojnë më shpejt për të zbutur efektet negative

Pagat në rajon po rriten shumë më shpejtë se sa në Shqipëri, teksa presioni i rritjes së çmimeve po gërryen të ardhurat e familjeve.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se norma mesatare e inflacionet te grupi i ushqimeve vitin e shkuar në Shqipëri ishte 12 për qind, ndërsa paga mesatare u rrit me vetëm 9.1 për qind.

“Pra ka pasur rrije page, por jo me normën inflacionit. Kjo i ka bërë shqiptarët edhe më të varfër. Kjo pasi ata me të njëjtën sasi page kanë mundur të blejnë më pak”, thotë Nunaj.

Shqipëria ka aktualisht një pagë mesatare rreth 520 euro, niveli më i ulët në Rajon pas Kosovës. Në Maqedoninë e Veriut paga mesatare është 778 euro, në Serbi 880, në malin e Zi 885 dhe në Bosnje-Hercegovinë, 893 euro. Në raport me fundin e vitit 2021, në këto shtete paga mesatare është rritur me 10 deri në 15 për qind.

“Kjo tregon në këtë rast se tek ne në Shqipëri, bizneset edhe pse po ndiejnë mungesë të fuqisë punëtore, më shumë rëndësi po u japin emigrantëve se sa punonjësve vendas”, shprehet ekspertja Nunaj.

Sipas një raporti nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, pagat e ulëta janë arsyeja kryesore që nxisin emigracionin në Shqipëri.