Aktualitet Politikë

Irani pas sulmit kibernetik e ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, reagon opozita!

Reagon opozita pasi qeveria faktoi se Irani qëndron pas sulmit kibernetik të rreth dy muajve më parë e vendosi ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike, duke kërkuar largimin brenda 24 orëve të të gjithë personelit diplomatik e tekniko-administrativ. Sipas deputetes demokrate, Jorida Tabaku, “sulmi kibernetik vuri në provë sigurinë tonë kombëtare”.

Në një postim në statusin e saj në “Facebook”, ndër të tjera Tabaku shprehet se “qeveria duhet të marrë masa për të rritur sigurinë kibernetike”. Sipas saj, “ndonëse janë shpenzuar miliona dollarë nga buxheti për sigurinë kibernetike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI rezultatet lënë për të dëshiruar”.

Sulmi kibernetik që goditi vendin gjatë verës është një mesazh i qartë dhe tregues i vulnerabilitetit tonë dhe njëkohësisht vuri në provë sigurinë tonë kombëtare. Miliona dollarë janë shpenzuar nga buxheti për sigurinë kibernetike nga AKSHI ndërsa rezultatet lënë për të dëshiruar.  A duhet të kishim dikë përgjegjës? Provat e reja të bëra publike duhet t’i raportohen Parlamentit dhe veçanërisht Komisionit të Sigurisë.

Për më tej, masat duhet të merren nga qeveria për të rritur sigurinë kibernetike, masa serioze jo të ngjashme me prokurimet që sollën këtë situatë. Në epokën e digjitalizimit një vend i NATO-s, nuk mund të tolerojë në raste të ngjashme që rrezikojnë sigurinë kombëtare. Fatkeqësisht sulme të tilla vijnë edhe si pasojë e një kulture të mbrapshtë që partia/shtet ka instaluar.

Shqiptarët janë viktima të daljes së të dhënave personale të rrogave, targave të makinës e preferencave politike për interesa elektorale.

Postimi i plotë i deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku:

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/posts/pfbid0mz3KCZyzuVKNUNAfTajX72eqoK49K2pfKahyMyXUho6aeyriPX5LRBH5JV3nAkJJl?__cft__[0]=AZVEDjHI5uQxFgdKL_MCjXpkaag-lOdzKnNlY52-JMMpq3pZFulI61Esr0cPy-Sma9wQ5sWh9-uIDLUs5Eej9e1hq7aPM27wg5i23PiqNUHliNXK0uyDU2E5C65nP568IJsVKlKXC_s6pt2aG5ZTSUELE06RMbzhkx85iyCiUb8v9FjKCxA_AO_0MtJTnA3JPmrz2oY6nI3zemqsF1-8Wgd_&__tn__=%2CO%2CP-R