Showbiz

Ish-banori i Big Brother i jep fund beqarisë

Damiano Agalliu një ndër personazhet më të përfolur në historinë e Big Brother i ka dhënë fund beqarisë.

Pak kohë më parë ai konfirmoi publikisht se ishte fejuar duke publikuar një foto me partneren e tij.

Duket se martesa mes çiftit nuk ka vonuar pasi ata kanë lidhur kurorë ditën e kaluar. Damiano i cili ka postuar një foto nga dasma e tij ku nusja dukej e mrekullueshme, theksoi se krijimi i një familjeje me bashkështorten e duhur është arritja e lumturisë për një mashkull.