Showbiz

Ish banori i “Big Brother” tashmë në një lidhje të re

Big Brother Albania 9, ‘Love Edition” ishte e ndërtuar me lojën e çifteve lidhja e të cilëve ka qenë në vëmendjen e të gjithëve edhe pas përfundimit të spektaklit.

Një ndër çiftet më të përfolur ishin edhe Musa me Donën të cilët pas daljes nga shtëpia dukeshin shumë të lumtur me marrëdhënien e tyre.

Fatkeqësisht si shumë të tjera edhe kjo dashuri u shua dhe ish banori u rikthye në Itali ku vazhdon jetën e tij normalisht. Mbrëmjen e kaluar Musa ka postuar një foto disi misterioze në historinë e Instagram-it të tij.

Në këtë foto bardhë e zi shfaqen dy duar të kapura njëra me tjetrën e cila simbolizon se Musa është në një lidhje të re dhe duket mjaft i lumtur. Sigurisht, që në moment kaq intim dhe romantik ai nuk mund të na zbulonte asgjë më shumë.