Showbiz

Ish-bashkëshorti i Madonnës, martohet për herë të tretë në Zoom

Aktori Sean Penn pak ditë më parë bëri të ditur se do të martohet për herë të tretë dhe priste me padurim t’i bënte gjërat zyrtare me partneren tij 28-vjeçare Leila George.

Ylli hollivudian i dha fund beqarisë vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij të 60-të, në një ceremoni intime e private.

Ish-bashkëshorti i Madonnës tregoi për “Late Night Show” me Seth Meyers se dasma është celebruar në shtëpinë e tij me 2 fëmijët dhe vëllain e nuses. Ata i thanë njëri-tjetrit ‘PO’ ndërkohë që ishin dhe në një lidhje virtuale me Zoom, me Kryetarin e Bashkisë.