Celebrities Gossip Showbiz

Ish i fejuari i Demi Lovato-s në një romancë të re, zbulohet vajza që i ka “vjedhur zemrën”!

Ish-i fejuari i Demi Lovatos, Max Ehrich po përflitet së fundmi për një romancë të re. Një burim ka treguar për ‘Page Six’ se aktori është në një lidhje me aktoren Yamila Saud. Ndërkaq, burimi u shpreh se:

Ata u takuan përmes miqve të përbashkët dhe kanë një muaj që janë në lidhje.

Ehrich dhe Saud u fotografuan për herë të parë së bashku të enjten mbrëma dhe në tapetin e kuq për serinë e re Hulu, “The Dropout”. Kjo është romanca e parë e Ehrich pas ndarjes nga Demi. Rikujtojmë se Demi dhe Max filluan të takoheshin në mars 2020, vetëm tre muaj pas ndarjes së këngëtares nga modeli Austin Wilson.

Dyshja shpalli fejesën e tyre në muajin korrik dhe dy muaj më vonë, u publikuan disa postime të vjetra të aktorit i cili ofendonte Lovato-n dhe shprehte admirimin e tij për ish-mikeshën e saj Selena Gomez. Edhe pse, Demi pretendoi se postimet ishin të rreme, kjo gjë çoi në përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Rikujtojmë se, para disa kohëve Lovato erdhi me një teori të sajin që i habiti të gjithë. 29-vjeçare pohoi se dikur ka pasur një takim me një qenie jashtëtokësore në Joshua Tree, në Calif dhe se përvoja jashtë kësaj bote është shumë tronditëse. Njerëzit dhe fansat e këngëtares nuk e kanë pritur aspak mirë këtë deklaratë, duke theksuar se gjërat që Demi thotë nëpër intervista sa vijnë e bëhen edhe më të çuditshme. Madje, pati edhe nga ata që e akuzuan se gjithçka që ajo e thotë për të marrë vëmendje.