Gossip Showbiz

Ish-konkurrentit të “Për’puthen” nuk i del inati me Shqipen, ja si e thumbon në rrjetet sociale

Një episod i rubrikës “Trotuar” në emision “E Diell” në Top Channel është kthyer në kryefjalën e debatit ditën e kaluar por edhe sot. Për herë të parë pas shumë javësh u gjendën përballë njëra-tjetrës, Shqipja dhe Tea, dy ish-konkurrentet e “Për’puthen”.

Dukej se asgjë nuk kishte ndryshuar mes tyre dhe vajzat ende kishin shumë gjëra për të sqaruar dhe akoma më shumë akuza për njëra-tjetrën. Edhe më parë Shqipe Hysenaj ka shprehur antipatinë e saj kundrejt Teas duke e konsideruar si një ndër personazhet më të shtirura të këtij programi.

Ajo gjithmonë ka komentuar mbi marrëdhënien e Teas dhe Andit dhe në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, Shqipja premtoi se të gjitha ‘të palarat’ e Teas do të dilnin sheshit me kohën.

Megjithatë, është dikush që duket se nuk ka edhe aq simpati për Shqipen madje ka vendosur ta thumbojë atë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Elvisin, ish-protagonistin e “Për’puthen” i cili ka bërë një postim përkatësisht për Shqipen. Ai ka hedhur në Insta-Story një dialog ku personi në fjalë akuzon vetëm të tjerët duke mos qenë kurrë kritiku i vetes.

Të gjithë janë të bindur se ai flet për Shqipen dhe si gjithmonë, Elvisi është shfaqur mjaft i drejtpërdrejtë për të shprehur mendimin e tij.