Gossip Sport

Ish-mesfushori i Arsenalit Mesut Özil “ironizon” ndeshjen e djeshme Angli-Skoci!

Mesut Özil zgjodhi të festonte barazimin e Skocisë me Anglinë në Wembley dje në mbrëmje duke iu referuar “Braveheart” dhe duke deklaruar se shpirti i William Wallace ishte në të gjithë Wembleyn. Ish-mesfushori i Arsenalit, i cili ndërpreu bashkëpunimin me klubin para se të bashkohej me Fenerbahcen në një marrëveshje të përhershme në fillim të këtij viti, është i njohur për postimet e tij me humor në rrjetin social Twitter.

32-vjeçari, fitues i Kupës së Botës në vitin 2014, dha mendimin e tij për Anglinë, të cilët kanë vetëm një lojtar të Arsenalit, Bukayo Sakan, që nuk luajti në takimin ndaj Skocisë.

Ai zgjodhi të emërojë William Wallace në vlerësimin e tij të lojës, një kalorës skocez i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë gjatë Luftës së Parë të pavarësisë së Skocisë dhe rolin e tij e kishte luajtur aktori Mel Gibson në “Braveheart”. Krahas një flamuri Skocez, mesfushori shkroi:

Shpirti i William Wallace në të gjithë Wembleyn sonte.

Anglia dhe Skocia barazuan pa gola, e që Tre Luanët do e kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër në ndeshjen ndaj Çekisë. Analistët e “Sky Sport Italia”, Paolo Di Canio dhe Beppe Bergomi, kanë thënë njëzëri se janë të zhgënjyer me atë çfarë tregoi Anglia ndaj Skocisë. 

Spektakli në Kampionatin Evropian “Euro 2020” vazhdon edhe ditën e sotme, ku në program janë tri ndeshje për t’u zhvilluar. Në fakt me këto tri ndeshje përfundon edhe xhiro e dytë e fazës së grupeve në këtë evropian.