Celebrities Gossip Showbiz

Ish-partneri i Jennifer Lopez shpjegon pse postoi një foto të vjetër me të!

Diddy është një artist i huaj i cili ka fituar famë jo vetëm me artin që bën, por edhe me lidhjen e shumëpërfolur me Jennifer Lopez. Së fundmi, artisti ka tërhequr vëmendjen me një veprim të tij. Gjatë kohës kur Jennifer po përflitej për një ribashkim të mundshëm me Ben Affleck, Diddy postoi një foto të vjetër me ish-partneren e tij.

Por pse duhet ta bënte ai diçka të tillë? A po tentonte ai vallë të komplikonte edhe më tepër marrëdhënien mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck apo ishte gjithçka e paqëllimshme? Diddy më në fund jep shpjegime për këtë veprim. Në një intervistë, 51-vjeçari u shpreh lidhur me foton që shpërndau në Instagram gjatë muajit maj. Ai shpjegon se edhe pse koha kur ai e bëri diçka të tillë të ngjallte dyshime, qëllimi i tij nuk ishte ky.

Ishte thjesht një kujtim nga një kohë e mrekullueshme e jetës sime.

Gjithashtu, ai tregoi se nuk ka asnjë mundësi për një ribashkim mes Diddy dhe Jennifer pasi ata janë thjesht miq.

Ajo është thjesht shoqja ime. Unë nuk kam pse flas për marrëdhëniet në jetën e saj.

Në atë intervistë, Diddy shpjegoi se nëse do të ishte martuar ndonjëherë me dikë, ajo do të kishte qenë Kim Porter. Kujtojmë se Kim Porter humbi jetën në 15 nëntor të vitit 2018.

Duhej të përballesha me ndarjen nga Kim. Unë e kisha dhe e humba. Edhe po të ktheja kohën pas, njësoj do të veproja. Në jetë nuk ka mundësi të dyta.

E rëndësishme është që Diddy nuk kishte asnjë qëllim të keq kundrejt Jennifer Lopez dhe të dashurit të saj. Veprimi i tij ishte miqësor dhe asgjë më tepër.