Bota Tech

Ish-punonjësja e Facebook tani kërkon shkarkimin e Mark Zuckerberg!

Ish-punonjësja e Facebook, ka akuzuar kompaninë se ka sakrifikuar mbi të mirën publike për fitime marramendëse. Frances Haugen zbuloi dhjetëra mijëra faqe kërkimesh dhe dokumentesh të brendshme, të cilat shkaktuan reagime të ashpra kundër Facebook dhe u zbuluan së fundmi në programin “60 Minutes”. 37 vjeçarja tha se mijëra dokumente që ajo kishte mbledhur treguan se kompania po gënjente publikun, duke rritur problematikat ndaj urrejtjes, dhunës dhe dezinformatave.

Tashmë Haugen, bëri thirrje që Mark Zuckerberg të jep dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv i gjigantit të mediave sociale, që së fundmi ndërroi emrin në Meta. Sipas mediave të huaja, Haugen ditë më parë zbuloi “Dosjet Facebook” për Kongresin, rregullatorët dhe mediat, duke thënë se kompania dinte shumë më tepër për dëmet që shkaktoi platforma se sa e kishte pranuar publikisht. Në Samitin e Web-it në Lisbonë, Portugali, Haugen u pyet nëse Zuckerberg duhet të japë dorëheqje.

Unë mendoj se Facebook do të ishte më i fortë me dikë që do të ishte i gatshëm të fokusohej në sigurinë. Pra, po.

Meta nuk iu përgjigj kërkesës për koment lidhur me rastin në fjalë. Kompania, e cila bërë të ditur këtë ndryshim përmes një konference, ka thënë se emri i ri përshtatet më shumë me atë që bën tani.

Ajo ka bërë të ditura edhe planet për metaverse – një botë online në të cilën njerëzit do të mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një ambient virtual, kryesisht përmes përdorimit të disa pajisjeve të veçanta. Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, tha se “meta” është fjalë greke që do të thotë “përtej”.