Celebrities Showbiz

“Isha duke veshur një palë streçe…”, zbulohet arsyeja pse aktorja u dërgua në spital!

Muajin e kaluar aktorja e njohur Kate Beckinsale thuhet se u dërgua me urgjencë në spital për shkak të një dëmtimi në shpinë. Aktorja 48-vjeçare, e cila ndodhej në Las Vegas duke xhiruar filmin e saj të ri, “Prisoner’s Daughter”, filloi të ankohej se kishte dhimbje të papërballueshme në kurriz, rreth orës 10:30 të mëngjesit me kohën lokale.

Ylli britanik nuk e komentoi në atë kohë shtrimin në spital në rrjetet sociale. Kjo deri tani të paktën. Aktorja së fundmi ka diskutuar me James Corden mbi të gjithë situatën e ndodhur. Me sa duket, Kate pësoi një dëmtim pasi po vishte një palë streçe. Po, e dëgjuat mirë.

Pasi kam bërë tetë ose 900 filma aksion, e lëndova veten duke veshur një palë streçe në dhomën time të hotelit. Unë isha në dhomën time të hotelit duke veshur streçet dhe më dukej sikur një lloj teli kitareje u këput dhe gjithçka ishte e tmerrshme. Dua të them, më keq sesa të lindësh një fëmijë keq, shumë më keq. Unë nuk mund të ecja, nuk mund të shtrihesha, nuk mund të ulesha. Unë nuk mund të bëja asgjë. 

Më pas ajo ishte në duart e sigurta kur një ambulancë u shfaq për ta çuar në spital. Aktorja kujton se si ata e rrotulluan në një çarçaf “sikur të ishte një sallam”. Megjithatë Beckinsale pohon se tashmë ndihet shumë mirë dhe çdo gjë ka kaluar.

Filmi i saj i ri, “Prisoner’s Daughter”, është një dramë në të cilën personazhi i Beckinsale përpiqet të lidhet përsëri me babanë e saj pasi ai kreu 12 vite në burg.

Rikujtojmë se, krahasuar me të famshmit e tjerë, të cilët kanë zakon të ndërrojnë çdo vit një pallat të Hidden Hills për një tjetër, aktorja me origjinë britanike Kate Beckinsale është një entitet i qëndrueshëm. Duke banuar në të njëjtën rezidencë të stilit “Cape Cod” për 15 vitet e fundit, ajo më në fund e ka nxjerrë atë në treg për 4 milion dollarë.