Bota

Italia ndër vendet me të shtrenjta për të rritur një fëmijë, ja lista sipas CNN!

Koreja e Jugut është shteti që kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për të rritur një fëmijë nga lindja deri në moshën 18 vjeç.

Kina renditet shteti i dytë, më pas vjen Italia, teksa pasohet nga Amerika, Gjermania dhe Japonia.

CNN shkruan se duhen më shumë se 75,000 dollarë për të rritur një fëmijë në Kinë deri në moshën 18 vjeç dhe 22,000 dollarë të tjera për ta kaluar atë në universitet.

Qeveria e Kinës njoftoi se në planin pesë-vjeçar synon të rrisë numrin çerdheve për fëmijët nën moshën tre vjeç në 4.5 për 1000 njerëz deri në vitin 2025.

Për momentin, ka 42 milionë fëmijë kinezë nën moshën tre vjeç. Prindërit e një të tretës së tyre duan që ata të shkojnë në çerdhe, por vetëm 5.5% mund të shkojnë.

Në Amerikë, për shembull, 55% e studentëve universitarë u diplomuan me borxhe në vitin akademik 2019-2020, sipas të dhënave nga Bordi i Kolegjit.

Normat e lindjeve në vendet më të pasura priren të jenë më të ulëta se në vendet në zhvillim. Ky njihet si një “paradoks demografik-ekonomik” që do të thotë se ata me të ardhura më të larta zgjedhin të kenë më pak fëmijë sesa njerëzit me të ardhura më të ulëta.

Për më tepër, numri i martesave po bie gjithashtu. Por në kulturat aziatike, të kesh fëmijë jashtë martese është shumë më e pazakontë në krahasim me Perëndimin.