Health & Beauty Lifestyle

Ja çfarë po i shkakton shëndetit tuaj vajtimi për një të afërm që nuk jeton më!

Pikëllimi për një të afërm ose mik të ngushtë ju vë në rrezik të vdisni nga një zemër e thyer, thonë ekspertët. Presioni i gjakut u zbulua se rritej kur mbani zi për një të dashur duke i bërë presion shtesë zemrës. Edhe duke u kërkuar njerëzve të kujtojnë pikëllimin e tyre, presioni i gjakut rritej në një nivel që zakonisht shihet pas ushtrimeve të moderuara.

Dhe ata që ishin më të mërzitur kishin nivelin më të lartë të tendosjes në qarkullimin e tyre. Studiuesit nga Universiteti i Arizonës në SHBA vëzhguan 59 persona që kishin humbur një të dashur të afërt vitin e kaluar. Ekipi foli me secilin pjesëmarrës për dhjetë minuta dhe u kërkoi atyre të kujtonin një moment kur u ndjenë shumë të vetëm pas vdekjes.

Studiuesja Mary-Frances O’Connor tha se kërkimi ishte i motivuar nga nocioni i vdekjes nga një zemër e thyer. Ajo tha:

Nuk është vetëm vdekja e një të dashur që ndikon në zemër, por reagimi ynë emocional ndaj humbjes. Është e rëndësishme që klientët e pikëlluar të bëjnë kontrolle të rregullta mjekësore.

O’Connor tha se ne gjithashtu neglizhojmë shëndetin tonë kur jemi kujdesur për një të dashur që po vdes. Rikujtojmë se, hulumtuesit së fundmi kanë zbuluar arsyet se përse disa njerëz janë më të lidhur me kafshët sesa me njerëzit. Studimi, i cili është publikuar në revistën “Society and Animals”, është kryer nga hulumtuesit Jack Levin dhe Arnold Arluke. Studiuesit kanë dashur ta kuptojnë arsyen se përse disa njerëz brengosen më shumë për qentë sesa për njerëzit.