Celebrities Gossip Showbiz

Ja cilët nga banorët janë në nominim këtë herë në “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Këtë herë Jori si lidere e shtëpisë ka nisur zinxhirin e shpëtimit dhe tre banorët që mbetën në fund të zinxhirit kanë shkuar në nominim. Ama disa banorë nuk kanë qenë pjesë e zinxhirit dhe këta janë Luizi, Dea Mishel, Olta dhe Kiara, kjo për shkak se janë të vetmit banorë që prej ditës së parë të spektaklit dhe kanë imunitet nga Vëllai i Madh me rastin e mbushjes së 90 ditëve brenda në shtëpi. Lorenci gjithashtu ka qenë jashtë zinxhirit  pasi akoma nuk i është hequr imuniteti si banor i ri. Të nominuarit për këtë javë janë Keisi, Antoneta dhe Qetsori.

Vëllai i Madh ka futur një zarf të kuq brenda shtëpisë ditën e sotme. Përmbajtja e tij është lexuar gjatë ‘Prime-t’, ku banorët janë vënë në dijeni për shtyrjen e finales së Big Brother VIP 2. Luizi e hapi zarfin gjatë spektaklit dhe u zbulua se data e  finales do të jetë 6 Maj. Gjithashtu Arbana u komunikoi se deri në fund do të ketë mjaft sfida për të rritur përsëri çmimin deri në 100 mijë euro, pasi momentalisht është 62 mijë euro. Një tjetër lajm ishte se finalistët do të marrin 10 mijë euro.