Celebrities Gossip Showbiz

Ja këshillat më të mira që Scott Disick ka marrë nga motrat Kardashian!

Scott Disick ishte pjesë e “Keeping Up With the Kardashians” për një dekadë e gjysmë dhe gjatë kohës së tij në spektakël, ai mori disa këshilla të vyera nga familja Kardashian. Sipërmarrësi 38-vjeçar u shpreh se:

E vetmja gjë që do të thoja që mësova nga vajzat, është që të dukeni gjithmonë sa më mirë që është e mundur, sepse ka një probabilitet të lartë që dikush do t’ju fotografoj pavarësisht se ku jeni.

Disick thotë se është qëndron gjithmonë në gatishmëri në rast se mund të ketë ndonjë fotograf apo kamera rreth e rrotull. Ai ndau dhe rutinën e tij kujdesit për lëkurën.

Unë thjesht laj fytyrën në mëngjes dhe para se të shkoj në shtrat me sapun dhe gjithashtu përdor krem ​​hidratues. Dhe produktet e flokëve nga “In Common Beauty”. Për shkak të suksesit të markës sime të veshjeve, “Talentless”, mendova se ishte koha për t’u zgjeruar dhe për të hyrë në diçka ndryshe. Unë doja të bëja diçka që i tërheq si burrat ashtu edhe gratë.

“In Common” u themelua nga stilistët e famshëm Nikki Lee dhe Riawna Capri, bashkëpronarë të sallonit “West Hollywood Nine Zero One”. Dyshja kanë punuar me Selena Gomez, Hilary Duff, Emma Roberts, Kate Hudson dhe shumë të tjerë.

Rikujtojmë se, në ribashkimin e “Keeping Up With the Kardashians” me Andy Cohen, Scott Disick ndau shumë gjëra rreth jetës së tij private. Prezantuesi e pyeti se pse ai del vetëm me femra më të reja në moshë se ai, por Scott nuk ishte shumë dakord me pyetjen. Cohen pyeti gjithashtu dy ish-partnerët, Scott dhe Kourtney se si e kanë tani marrëdhënien me njëri-tjetrin.