Celebrities Gossip Showbiz

Scott Disick flet për marrëdhëniet e tij me vajza të reja në moshë!

Në ribashkimin e “Keeping Up With the Kardashians” me Andy Cohen, Scott Disick ndau shumë gjëra rreth jetës së tij private. Prezantuesi e pyeti se pse ai del vetëm me femra më të reja në moshë se ai, por Scott nuk ishte shumë dakord me pyetjen.

Të gjithë gabojnë kur thonë që unë u shkoj pas ose kërkoj për vajza më të reja. Ato vijnë vetë tek unë, tërhiqen nga unë sepse dukem më i ri. Kjo është ajo që i them gjithmonë vetes.

Kohët e fundit, një burim pranë Scott tha për “US Weekly” se:

Mosha nuk është fare problem për Disick dhe të dashurën e tij të re, Amelia. Pavarësisht nga diferenca e tyre në moshë, ata kanë shumë të përbashkëta. Ai e sheh veten më të ri, ndërsa Amelia është shumë me pjekur, pra shkojnë mirë.

Më parë Scott ka qenë në një marrëdhënie me 22-vjeçaren, Sophia Richie.

Cohen pyeti gjithashtu dy ish-partnerët, Scott dhe Kourtney se si e kanë tani marrëdhënien me njëri-tjetrin. Kourtney, që po jeton romancën me Travis Barker, tha se:

Ndjej se jemi miq dhe bashkëpunëtorë të mirë. Do jemi gjithmonë një familje.

Ndërkaq Scott tha me humor se dëshiron që t’i ‘vrasë’ partnerët me të cilët ka dalë më parë ish-bashkëshortja e tij. Përtej shakave, dyshja i ka dhënë bekimet njëri-tjetrit për marrëdhëniet e tyre të reja.