Film & Tv

Ja kur do ta ketë premierën filmi “Candy Cane Lane” me protagonist Eddie Murphyn!

Aktori i njohur Eddie Murphy do të sjellë frymën festive duke luajtur në një film që pritet të dalë në fund të këtij viti. Legjenda e filmit merr rolin kryesor në “Candy Cane Lane”, i cili do të shfaqet në Prime Video më 1 dhjetor. Krahas Murphy, në film do të luajë edhe Trace Ellis Ross, Jillian Bell dhe Nick Oferman.

Në “Candy Cane Lane”, Murphy luan si Chris, një burrë në një mision për të fituar konkursin vjetor të dekorimit të Krishtlindjeve të lagjes së tij në shtëpi. Filmi është drejtuar nga Reginald Hudlin dhe u prodhua nga Brian Grazer, të cilët kanë punuar më parë me Eddie në komedinë “Boomerang” të vitit 1992.

Skenari vjen nga Kelly Younger i cili u frymëzua nga përvojat e tij të pushimeve të fëmijërisë në “Candy Cane Lane” në El Segundo, Kaliforni. Duke folur për filmin, Hudlin theksoi:

Mezi pres që bota të shohë Candy Cane Lane. Kam dashur të bëj një film për Krishtlindje gjatë gjithë jetës sime, por doja të bëja diçka të freskët dhe befasuese. Eddie Murphy dhe ky kast i aktorëve do të sjellin me të vërtetë argëtim dhe do t’ju godasë drejtpërdrejt në ndjenjat e juaja.

Të tjerë në këtë film të përfshirë janë Genneya Walton, Amy Johnston, Ken Marino, Jillian Bell, Robin Thede, Tiago Roberts etj.