Ian Somerhalder dhe bashkëshortja e tij Nikki Reed u bënë prindër për herë të parë më 25 korrik të vitit të kaluar. Vogëlushja quhet Bodhi Soleil të cilën prindërit e saj e adhurojnë aq shumë saqë edhe në “Golden Globes” kujdesen për të.
Aktori i “The Vampire Diaries” ka postuar një foto qesharake në Insta Story ku shfaqet me një pompë për qumështin e gjirit që çifti e kishin marrë me vete edhe në këtë ceremoni kaq të rëndësishme.
39-vjeçari e kishte futur këtë pajisje në një kuti kartoni dhe e mbante në tavolinën e ngrënies gjatë ndarjes së çmimeve të “Golden Globes” por edhe në festën që u zhvillua më pas. Në foton e shkrepur nga Nikki shkruhet se duhet një burrë i vërtetë për të mbajtur një pompë qumështi në një kuti të tillë.
Gjithmonë fanset e tij e kanë konsideruar Somerhalder mashkullin perfekt që çdo femër do të dëshironte të kishte në krah dhe ky veprim vërteton më së miri se ato kanë të drejtë.