Celebrities Gossip Showbiz

Ja si duket Kim Kardashian teksa shkon te zyra e një kirurgu plastik…

Kim Kardashian u pa teksa shkonte në zyrën e një kirurgu plastik gjatë fundjavës, teksa mbante një çantë dore ku ishte mbuluar me një kapuç të zi. Ylli 42-vjeçar i showbiz-it, e cila gjithmonë ka mohuar thashethemet se kishte bërë një operacion, u fotografua në rrugë ku kishte dalë pa grim. Ajo kishte vendosur një kapuç teksa shkonte për në zyrën e kirurgut estetik.

Kim dukej e zhytur në telefonin e saj ndërsa qëndronte pranë makinës së saj të zezë. Ajo mbante në dorë një çantë Louis Vuitton për gjërat e saj personale. Dr Diamond ndan në faqen e tij të internetit një video të Kim dhe motrës së saj Khloe Kardashian duke trajtuar fytyrën e tyre. Përveçse ka mohuar akuzat se ka bërë një operacion plastik, Kim gjithashtu ka këmbëngulur se nuk ka përdorur kurrë botoks në fytyrën e saj.

Gjatë një interviste Kim pranoi se ajo “interesohet sinqerisht për t’u dukur mirë”. Ajo shpjegoi se si e bën një trajtim me lazer natën vonë pasi katër fëmijët e saj kanë shkuar në shtrat.

Kim ka qenë akuzuar për një operacion në lidhje me hundën e saj. Megjithatë, ajo thotë se gjithçka varet nga konturi.

Njerëzit gjithmonë thonë se kam bërë një ndërhyrje në hundë dhe përdorin fotot para dhe pas, për ti krahasuar ato.