Celebrities Gossip

Ja si e thërrasin George, Charlotte dhe Louis Dukeshën Camilla!

Kur familja mbretërore është në privatësinë e shtëpisë së tyre, të rrethuar nga më të afërmit dhe më të dashurit e tyre, ata nuk e thërrasin njëri-tjetrin me titujt e tyre mbretërore. Shumë prej tyre kanë pseudonimet e tyre për njëri-tjetrin, me Meghan Markle që zbuloi se ajo e quan burrin e saj Princ Harry, Haz gjatë një interviste me James Corden.

Familja e ngushtë e mbretëreshës e ka quajtur atë Lilibet prej vitesh dhe Princi William i referohej asaj si Gary kur ishte më i ri pasi nuk mund të thoshte ‘gjyshe’. Brezi më i ri i anëtarëve mbretërorë përdorin emra të lezetshëm për më të moshuarit e familjes. Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis thuhet se dinë gjithçka për ‘Gjyshe Diana’ dhe i referohen Princit të Uellsit si ‘Gjyshi Uells’.

Por kur bëhet fjalë për Camilla, Dukeshën e Cornwall-it, është e qartë se ajo ka një emër tjetër nga ‘gjyshja’. Camilla, e cila ka pesë nipërit e saj, dhe gjithashtu fëmijët e Kembrixhit dhe Archie dhe Lili të Princit Harry dhe Meghan Markle, quhet ‘GaGa’. Sipas mediave të huaja, Camilla i tha Lady Gaga-s se nipërit dhe mbesat e bashkëshortit e quanin ‘GaGa’ kur u takuan gjatë Performancës Royal Variety 2016. Menjëherë pas lindjes së Princit George, Dukesha tha për Daily Mail:

Nëpërit e mi më quajnë GaGa. Unë nuk e di nëse kjo është për shkak se ata mendojnë se jam! Është qesharake, por është ende shumë e ëmbël.