Aktualitet Bota Celebrities

Sozia e Kate Middleton, quan “të çmendura” zhurmat se është duke u shfaqur me Princin William në vend të Kate!

Heidi Agan, një imituese e princeshës angleze Kate Middleton, thotë se pallati mbretëror Kensington Palace bën mirë që nuk jep më shumë informacione për problemet shëndetësore të anëtarëve të familjes, teksa quan “të çmendura” zhurmat se është duke u shfaqur në pamjet televizive me Princin William në vend të Kate.

Agan, imituese mbretërore tashmë prej 12 vitesh, theksoi se beson “100 përqind” se në pamje janë Kate e William në lidhje me akuzat, duke thënë se në kohën e shfaqjes së tyre ajo ishte duke punuar si mësuese me një grup kërcimi e teatri.

Heidi tha për rrjetin vendas Mirror se ishin mbushur me mesazhe në rrjetet sociale ku akuzohej se kishte zëvendësuar 42 vjeçaren Kate, e cial sipas raportimeve vijon të rikuperohet nga një operacion në bark që ka kryer në janar.

 Nëna e dy fëmijëve Heidi tha: “Dihet që ka pasur spekulime nëse ishin vërtet Kate e William në ato pamje, dhe rrjetet e mia janë mbushur me spekulime, por në atë kohë unë isha në punë, prandaj besoj plotësisht se ishin Kate Middleton e William në atë video.

“Pra ajo është gjallë dhe për këtë të jemi të sigurtë. Këto spekulime po e kalojnë masën. Nisi si një shaka për vendndodhjen e Kate por tani po kthehet në një dramë, prandaj duhet të ndalojë”.

Shumë përdorues në rrjetet sociale kanë hedhur dyshime mbi videon e fundit dhe teori humori e konspiracioni po përhapen si rrebesh online. Por Nelson Silva, i cili regjistroi videon, insistonte se është reale.

43 vjeçarja Heidi, imiton prej vitesh Kate në festa e evente, që prej kohës kur punonte si kamariere dhe klientët i thonin vazhdimisht se i ngjante princeshës. Heidi fillimisht i refuzonte sugjerimet por pas disa mujash ‘u dorëzua’ dhe nisi të ofronte shërbimet e saj si imituese e Kate.

Ajo thotë tashmë se muajt e fundit puna po bëhet e vështirë prej spekulimeve për shëndetin apo vendndodhjen e princeshës. Duke folur nga shtëpia e saj në Northamptonshire, Heidi vijonte: “Nëse ka bërë një operacion ata duhet ta mbajnë private, dhe jo të shpërndajë detajet. Ajo është një figurë publike por jo pronë publike, ne duhet ta respektojmë”.

Heidi performon bashkë me kolegët e tjerë imitues të familjes mbretërore si sozia e Princ William, Princ George, Princesha Sharlot.

Ajo thotë se ka qenë në vende të ndryshme të botës me punën e saj.

“Familja mbretërore britanike njihet në të gjithë botën dhe kemi qenë deri në Hong Kong. Edhe unë i kam ndjekur por nuk e dija se do t’i ngjaja Kate,” thotë Heidi, ish-kamarierja.