Showbiz

Jada Pinkett Smith ka një këshillë për të gjithë ata që janë drejt divorcit

Bashkëshortja e aktorit të famshëm Will Smith duket se çdo javë po zbulon detaje nga jeta e saj në emsionin “Red Table Talk” që shfaqet një herë në javë live në Facebook.

Në episodin e fundit të tij, aktorja 47-vjeçare ka vendosur të japë një këshillë mjaft të vlefshme për të gjithë njerëzit që janë në proces divorci nga partnerët e tyre.

Jada ka rrëfyer se është shumë e rëndësishme që në periudhën e divorcit të mos dilni me njerëz të tjerë apo të kërkoni partnerë të rinj pasi kjo vetëm do t’ju dëmtojë.

Sipas saj të dy ish partnerët gjatë divorcit duhet të përqëndrohen tek vetja e tyre dhe shëndetin mendor pasi të ndahesh nuk është aq e lehtë saç duket.

Më pas aktorja ka treguar eksperiencën e saj para se të lidhej me Will Smith. “Kur ai ishte në fillimet e një divorci unë nuk kam pranuar të dal me të, kam pritur derisa ky proces të përfundonte pasi marrëdhënia jonë do të kishte qenë toksike” ,-tha ajo.