Showbiz

Jada Smith pranë të 40-ave, aktorja më në fund ka gjetur çelësin e lumturisë

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jada Pinkett Smith u shpreh se po jeton periudhën më të lumtur të jetës së saj.

Ajo sapo është kthyer nga pushimet me bashkëshortin dhe fëmijët ndërkohë që ka kuptuar se tani që është në prag të 40-vjetorit ajo ndihet më e plotësuar se kurrë.

“Mu desh të bëja disa ndryshime të vogla në jetën time për të kuptuar se çfarë më bën të lumtur. Programi (Red Table Talk) më ka plotësuar shpirtërisht dhe më ka bërë të njoh veten time më shumë” ,-tha ajo.