Showbiz

Jada Pinkett Smith pranon se ka patur një marrëdhënie jashtë-martesore me August Alsina

Ashtu siç premtoi në serinë e radhës të “Red Table Talk”, Jada Pinkett Smith u ul përballë bashkëshortit të saj për të folur rreth tradhëtisë bashkëshortore.

Pak ditë më parë reperi 27-vjeçare rrëfeu publikisht se 4 vite më parë kishte patur një marrëdhënie me aktoren me aprovimin e bashkëshortit të saj Will Smith.

Këto deklarata që shokuan median morën dritë pas shpjegimeve të saj të detajuara. 48-vjeçarja pranoi se ka patur një lidhje me reperin por në kohën kur ajo dhe Will kishin një ndarje të shkurtër.

“Lidhja jonë kishte përfunduar ne ishin në gjendje aspak të shëndetshme. Me August u njohëm nga djali ynë Jaden dhe e afruam pasi ai na kërkoi ndihmë me një problem shëndetësor. Është e vërtetë që ai u ul me Will për t’i treguar se kishte ndjenja për mua. Ai thjesht e pyeti nëse ne ishim ende bashkë apo jo nuk i kërkoi leje. August nuk donte të hynte mes nesh dhe të shkatërronte gjithçka” -tha Jada ndërkohë që Will theksoi se asokohe ai nuk dëshironte aspak që të qëndronte me gruan e tij.