Showbiz

Jada Pinkett Smith rrëfen për abuzimet fizike në familjen e saj

Seritë në Facebook të “Red Table Talk” duket se po marrin një vëmendje shumë të madhe nga publiku për shkak të temave sociale e problematikave të ndryshme që diksutohen, që prekin një pjesë të madhe të shikuesve.

Në episodin e fundit Jada Pinkett Smith dhe mamaja e saj Adrienne janë ulur përballë njëra-tjetrës për të folur për gjyshin abuziv të aktores.

Mamaja e saj ka zbuluar se Robsol Pinkett ishte një njeri abuziv sidomos pasi vinte në shtëpi i pirë. “Një herë më ka hedhur nga dritarja, herë të tjera më linte hematoma në trup nga gjuajtjet. Mu desh të vrapoja për të shpëtuar jetën time” ,-u shpreh Adrienne ndërkohë që Jada ishte e përlotur nga e kaluara e mamasë së saj.

Dy personazhet e famshme më pas kanë këshilluar të gjithë viktimat e abuzimeve dhe të gjitha femrat që të marrin masa dhe të raportojnë menjëherë raste të tilla duke mos i justifikuar nga frika.