Showbiz

Jane Fonda kurohet nga një sëmundje e rëndë

Aktorja e cila është fituese e 2 çmimeve “Oscar” ka qënë e ftuar në “AOL Build” për të promovuar sezonin e ri të një seriali komik ku është pjesmarrëse por kryefjala e kësaj interviste nuk ishte aspak kjo.

Ajo u shfaq me një fasho në buzë e cila ishte e vështirë të mos binte në sy. E pyetur se çfarë i ka ndodhur Janë është përgjigjur se sapo ka hequr një masë kancerogjene nga buza e saj.

Moderatori i programit mbeti i habitur se përse ajo zgjodhi të dalë në publiku pas një operacioni të tillë, dhe aktorja dha përgjigjen perfekte. “E gjithë bota po bie përtokë e po shkatërrohet, kush po pyet për një buzë”-është shprehur ajo duke e marrë situatën me sportivitet.

Në vitin 2011 Fonda u diagnostikua me kancer malinj në gjoks dhe pasi ju nënshtrua ndërhyrjes së parë mjekët thanë se nuk ka rrezik për një të dytë. Mesa duket qenkan gabuar.