Celebrities Gossip Showbiz

Janë martuar apo jo? Dj Dagz zbulon se ku jeton me Einxhel Shkirën dhe djalin e tyre!

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Gjatë një interviste, Dj Dagz ka treguar se me Einxhel ende nuk janë martuar dhe planifikojnë të bëjnë një dasmë pasi të rritet djali i tyre.

Nuk jemi martuar në fshehtësi sepse nuk besoj as që mund ta bëj në fshehtësi, çdo detaj del në media. Dasmën se kam shumë qejf, nuk jam tip dasmë. Por Einxhel e ka shumë qejf dhe nëse ajo e dëshiron patjetër. Nuk është se nuk e kemi menduar, por duke qenë se Trevi ka ardhur në jetë 8 muaj më parë, duam që edhe ai të jetë pak më i madh e të jetë një dasmë që ta kemi përjetë.

Kemi 1 muaj që jemi zhvendosur për të jetuar në Kosovës, ajo po punon përmes telefonit. Unë kam qejf që të punojë në Kosovë, sepse dua ta kem afër. Puna na ka sjellë të jetojmë në Kosovë…

Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha janë dy nga ish-banoret e BBV1 më të komentuara. Sa të ngjashme aq edhe të ndryshme, duket se dy vajzat gjithnjë janë përfolur edhe në lidhje me raportin me njëra-tjetren. Einxhel dhe Sarah e kanë mohuar të ketë një krisje mes tyre, por janë shprehur se thjesht kanë shumë angazhime, gjë që i bën daljet e tyre edhe më të rralla. Ndërkohë, duket se vajzat dalin dhe kjo vërtetohet prej një fotoje të postuar nga Sarah ku duket Pm që mban karrocën e vogëlushit të Dagz dhe Einxhel.