Gossip Showbiz

Jason Derulo zbulon arsyen se përse i vendosi të birit emrin e tij!

Ai është një ndër këngëtarët më të suksesshëm ndërkombëtarë dhe së fundmi është bërë baba për herë të parë. Pak javë më parë Jason dhe partnerja e tij, Jena zbuluan se do të bëhet prindër të një fëmije përmes një video-je ku bukuroshja shfaqej me barkun e rrumbullakët.

Ndërkohë Jason ka zbuluar së fundmi emrin e vogëlushit, i cili është Jason King Derulo. Kjo do të thotë se artisti ka vendosur ta pagëzojë vogëlushin me emrin e tij. Por, pse kjo zgjedhje?

Derulo ka treguar për “People” se donte patjetër të trashëgonte mbiemrin e tij dhe i vendosi gjithashtu të njëjtin emër që ka vetë, për t’u ndjerë më afër me të birin.

Vëllezërit e mi kanë vajza, edhe motra ime gjithashtu. Ndaj unë e dija që kishim nevojë për një djalë që ta mbante emrin e familjes. Na duhej një djalë sepse mbiemri Derulo ndryshe do të harrohej. Doja që emri im të vazhdonte të trashëgohej dhe në të njëjtën kohë kam menduar që kjo do të më afrojë edhe më shumë me djalin.

Jason kërkonte me patjetër një djalë ndërsa partnerja e tij dëshironte të kishte një vajzë dhe dëshira iu realizua këngëtarit të famshëm. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jason Derulo rrëfeu se kishte shumë kohë që ndiente se kishte ardhur momenti për të patur një fëmijë.