Showbiz

Jay Z dhe Beyonce ndajnë me të gjithë botën momente intime nga shtrati

Ata do të jenë gjithmonë një prej çifteve më të komentuar nga e gjithë bota jo vetëm për talentin në muzikë, për marrëdhënien në çift si edhe për faktin që kanë rishkëmbyer betimet martesore para mijëra njerëzve në turneun e tyre “OTR II”.

Nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq pasi paralelisht me turneun muzikor ata kanë publikuar një libër ku flasin për rrugëtimin e tyre në botën e muzikës, për karrierën dhe famën. Në këtë libër gjithashtu shfaqen foto intime të çiftit të papublikuara më parë e të panjohura nga syri i publikut.

Këto foto janë shpërndarë menjëherë në internet dhe janë bërë virale duke u komentuar pa fund. Falë këtij libri, Bey dhe Jay kanë ndarë me të gjithë botën momente intime nga shtrati i tyre ku shfaqen të zhveshur ndërkohë ato që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen janë format perfekte trupore të divës së muzikës pop.