Showbiz

Jay Z dhe Beyonce vazhdojnë traditën, dhurojnë bursa për studentët ekselentë

The Carters pa dyshim kanë fituar zemrën e publikut. Ditën e kaluar çifti i famshëm lajmëruan se do të vazhdojnë traditën e tyre të përvitshme duke u dhuruar bursa studentëve ekselentë.

Këtë vit ata do të përzgjedhin 11 studentë 1 për secilin qytet ku kanë performuar gjatë turneut të tyre “On The Run II”.

Studentëve të cilët nuk kanë mundësi financiare për të paguar universitetin do t’u dhurohet 100 mijë dollarë për fillimin e vitit shkollor.