Film & Tv

“Jemi hallka…”/Aleksandër Grami tregon rreth rolit të tij në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”!

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në një intervistë ekskluzive ishte Aleksandër Grami i cili u shpreh për rolin e tij në këtë film:

Ngarkesa e personazhit tim ishte e vogël, por puna është gjithmonë e madhe. Jemi të gjithë hallka që në fund bashkohemi dhe bëjmë këtë film të bukur që shpresoj që t’i kënaqim të gjithë. Sot do e shoh edhe unë për herë të parë filmin.