Aktualitet Politikë

“Jemi të gatshëm të tërhiqemi nga amendamenti”, Manja për amnistinë penale: Duhet të marrë votën e të gjithë deputetëve!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një prononcim për media, është shprehur se janë të gatshëm të tërhiqen nga amnistimi i të dënuarve nga Gjykata e Posaçme, ndërsa ripërsëriti se drafti duhet të marrë të gjitha votat në Kuvend.

Manja foli pas vizitës së tij në burgun e grave, në Ali Dem, me rastin e 8 Marsit.

“U bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi në Kuvendin e Shqipërisë, pa përjashtim. Dhe një nga arsyet se unë pres ditën kur ta fusim në rendin e ditës, ka të bëjë me votën që duhet të marrë ky projektligj, jo thjesht 84 vota. Unë kam thënë dhe kam kërkuar se ky ligj amnistie, që ka 4 vjet që nuk është bërë të marrë votën e të gjithë deputetëve. E kam thënë që ditën e parë, nëse problemi është ai amendament, ne kemi deklaruar se jemi të gatshëm të tërhiqemi, sepse nuk ka qenë në versionin fillestar të amnistisë.

Por nëse do të pyesni një zonjë brenda burgut,55 vjeç, e cila është dënuar nga GJKKO dhe kur i thashë që ka një qëndrim për këtë, mendojeni dhe pozitën e asaj që priste të përfitonte 1 vit e gjysmë viti ulje dënimi, por fatkeqësisht dakordësia dhe kompromisi për ta kaluar atë amnisti, është heqja dorë nga ai amendament. Ne jemi të gatshëm të tërhiqemi nga amendamenti që t’i hapim mundësinë të përfitojë pjesën tjetër”, tha Manja.

Për kalimin e Amnistisë Penale në Kuvend, duhen 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka.