Showbiz

Jenna Dewan sjell në jetë një djalë

Tashmë Jenna Dewan është bërë nënë për herë të dytë dhe fotoja e ëmbël që ka postuar në rrjetet sociale ka emocionuar fansat e saj.

Mësohet se aktorja ka sjellë në jetë një djalë rreth 4 ditë më parë. Vogëlushi quhet Callum Michael Rebel Kazee dhe gëzon shëndet të plotë.

“Dhe kështu zemrat tonë shpërthyen nga përjetësia dhe më tej. Mirë se erdhe në botë o engjëll i vogël” -shkruan Jenna në postimin e fotos në Instagram.

Ajo dhe partneri i saj Steve Kazee nuk mund të ishin më të lumtur. Kujtojmë se Jenna Dewan ka edhe një vajzë 6-vjeçare nga martesa e saj e mëparëshme me Channing Tatum.