Showbiz

Jennifer Lopez dhe French Montana publikojnë klipin e projektit më të ri muzikor

Vetëm pak orë më parë dy artistët e famshëm Jennifer Lopez dhe French Montana kanë publikuar klipin e projektit të tyre më të ri muzikor, “Medicine”.

Versioni audio i kësaj kënge është lançuar 4 ditë më parë dhe menjëherë ka marrë reagime pozitive nga publiku dhe fansat e dyshes.

Videoklipi zhvillohet në nje karusel të bardhë ku këngëtarja dhe balerinat argëtohen dhe kërcëjnë mbi të. Ky është projekti i dytë muzikor i dy këngëtarëve pas “I Luh You Papi” që pas lançimit u shndërrua menjëherë në hit.