Showbiz

Jeta dhe karriera e Michael Schumacher tashmë në një film

Rgjisorët e famshëm gjermanë Michael Wech dhe Hanns-Bruno Kammertons do të bëhen bashkë për një film të ri mbi jetën dhe karrierën e kampionit të Formula 1, Michael Schumacher.

Ai është i vetmi pilot i këtij sporti i cili ka fituar 7-të kampionate të Formula 1 dhe ky film do të zbulojë të gjitha prapaskenat e karrierës së tij nëpërmjet video-ve dhe imazheve të papublikuara më parë.

Filmi do të përfshijë intervista dhe histori nga familjarët e tij, miqtë, kolegët e tjerë pilotë si edhe kundershtatët e skuterive të tjera me të cilët ai ka konkurruar për t’u ngjitur në podium.

Ky realizim i cili momentalisht është duke u montuar do të vijë si tribut për 50-vjetorin e Schumacher, 25 vite pas herës së parë kur ai është shpallur kampion me Ferrarin në vitin 1994.

Michael është i vetmi pilot i cili ka rrëmbyer 91 kupa në historinë e Formula 1.

Në vitin 2013 ai u përfshi në një aksident fatal, truri i të cilit mbeti i dëmtuar nga rënia me ski. Momentalisht Michael Schumacher është ende në rikuperim.