Bota Celebrities

Jo vetëm lule dhe tatuazhe, tanimë edhe një poezi për Mbretëreshën Elizabeth II!

Princesha Beatrice ka publikuar një poezi emocionuese për nder të gjyshes së saj Mbretëreshës. Vajza e Princit Andrew dhe Sarah Ferguson, e cila tani është e nënta në radhën e fronit dhe bëhet Këshilltare e Shtetit, i dha leje bashkëshortit të saj, Edoardo Mapelli Mozzi, të ndante fjalët emocionale në Instagram.

Edoardo, i cili u martua me Princeshën në vitin 2020 dhe është baba i vajzës së tyre 11-mujore Sienna, zbuloi se poezia prekëse ishte shkruar nga vëllai i tij, Alby Shale, i cili ia kishte dhënë Beatrice. Përveç falënderimit të monarkes së ndjerë për udhëzimin, mësimin dhe dashurinë e saj, poema përmend gjithashtu kryeministren e re Liz Truss, Paddington Bear dhe madje edhe James Bond. Edo shkroi:

Madhëria juaj, faleminderit. Faleminderit vëllait tim të mrekullueshëm Alby Shale që e shkrove këtë për Beatrice dhe faleminderit që më lejove ta ndajmë. Faleminderit.

Poema fillon duke falënderuar Madhërinë e saj për udhëzimet e saj ndër vite. Aty shkruhet:

Faleminderit që udhëzove për 70 vite

Faleminderit që udhëzove me vlera dhe jo me shtiza

Faleminderit që drejtove gjithë jetën tënde

Faleminderit që udhëzove me dinjitet, jo grindje

Ka edhe rreshta që e falënderojnë atë për takimin me Paddington Bear dhe takimin me James Bond 0007.