Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm një, por dy vogëlusha! Genta Ismajli jep lajmin e bukur…

Prej muajsh tashmë është përfolur për shtatzëninë e Genta Ismajlit, madje dhe janë postuar foto duke dyshuar rreth një barku të rrumbullakosur por asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë ajo. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja e konfirmoi shtatzëninë e saj me anë të një videoje ku shfaqej krah bashkëshortit dhe duhet ta pranojmë se dukej marramendëse.

E tanimë që gjithçka dihet dhe që Genta është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, bukuroshja nuk na ka kursyer gjithashtu edhe disa foto shumë të bukura teksa ekspozon barkun e rrumbullakosur. Me partnerin e saj Usta, por dhe vetëm bukuroshja jo vetëm që na ka treguar këto pamje, por dhe ndjekësve të saj i ka zbuluar atë që prej kohësh përflitej se ishte në pritje të binjakëve.

Ne i urojmë Gentës një shtatzëni sa më të mbarë në pritje të dy bebushave!

Ende nuk e kanë konfirmuar gjininë e fëmijës, por disa ditë më parë është raportuar se njëri është djalë e tjetra vajzë.

Gjatë babyshower-it që këngëtarja organizoi para disa ditësh, artistja dhe Usta shfaqen të veshur shumë elegantë dhe ndodhen në një makinë klasike. Pasi ata arrijnë në destinacionin e dëshiruara, teksa zbret nga makina Genta zbulon barkun e saj të rrumbullakosur teksa mbante veshur një fustan të zi të gjatë. Kështu ata kanë konfirmuar për të gjithë se do të bëhen prindër për herë të parë.

Sigurisht që këtë periudhë ajo është fokusuar më shumë tek jeta personale dhe nuk është angazhuar me punë apo projekte muzikore.