Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm që reagon ndaj akuzave për ‘Dubai Porta Potty’, Enca lajmëron se është bërë banore rezidente e Dubait!

Trendet e çuditshme të Tik Tok-ut nuk përbëjnë më çudi, në kohën kur gjëra të pazakonta e pushtojnë herë pas here.
Ditët e fundit, të shumtë ishin ata që u shokuan me një fenomen të pazakontë që po bën xhiron e platformave të rrjeteve sociale, veçanërisht Twitter-it. Ata më guximtarët që zgjodhën të klikonin linqet e shumtë të Dubai Porta Potty, me siguri u penduan për hapin e ndërmarrë. Janë të gatshëm të paguajnë deri në 1 milion dollarë, për të provuar mundësinë që t’iu defekojnë në fytyrë.

Kjo ka të bëjë me hedhjen e jashtëshqitjes në fytyrë, ku goja është tualeti.

Lidhur me këtë lajm që është duke qarkulluar dhe duke u përfolur kaq shumë në rrjete sociale ka reaguar dhe Enca. Kjo e fundit ka qenë shpesh pjesë e akuzave dhe komenteve ofenduese ndaj ka vendosur të reagojë me anë të disa Instastory-ve dhe më pas lajmëroi se jo vetëm për pushime, por tanimë do të jetë rezidente atje.

Kam heshtur për shumë kohë, mendoj se keni harruar kush është mbreti. Kam punuar që 16 vjeçe. Në vend që të urreni, mbani shënime. Shkurt e shqip nuk keni nevojë të hani m*t për t’u bërë të suksesshëm/pasur. Por, nëse mendoni se kjo është mënyra e vetme, kush jam unë t’ju ndaloj? Ka një arsye pse unë jam këtu dhe ti aty.

Më tej, Enca me anë të një video ka treguar se Dubai është shtëpia e saj e dytë dhe se tanimë është rezidente atje.

Besoj që nuk është e nevojshme ta them që e dua Dubain, më është bërë si shtëpi e dytë, madje dua të ndaj lajmin e mirë që tashmë jam rezidente e Dubait, kështu që së shpejti do të zbuloj se çfarë më lidh akoma më shumë me këtë vend.

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Duket se bukuroshja ka vendosur të rikthehet në muzikë. Ose të paktën këtë kuptojmë nga postimi i saj më i fundit ku teksa ka treguar foto të sajat profesionale, ‘look-u’ i saj shumë i veçantë na ka bërë të dyshojmë se mos ndoshta mund të jetë pjesë e ndonjë projekti të ardhshëm të saj.