Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Jo vetëm “S’je këtu”, por Kelly së shpejti me një album të ri: “Ishte momenti i duhur…”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë artisti Florian Carkanji, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit Kelly. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, “S’je këtu”, që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Kelly na ka folur më shumë për këngën e tij, por dhe projektet e reja së shpejti…

Si fillim, pse ky emër arti Kelly?

Është emër që ka ngelur nga adoleshenca e hershme, dëgjoja shumë R. Kelly dhe ka pasur shumë rëndësi në formimin tim. Ka qenë ajo peridha që kanë qenë këngë shumë të mira. Dhe ngeli Kelly.

Çfarë mund të rhuash mbi këngën tënde të re “S’je këtu”?

“S’je këtu” është më tepër përshkrimi i një gjendje. Është ndjenja kur dikush të mungon, është përmbledhja e kësaj ndjenje. “S’je këtu” është dhe pendesa se pse nuk bëre diçka më shumë për të rregulluar një situatë. Kjo është ideja e këngës.

Si të vjen frymëzimi për të krijuar diçka?

Nuk është dmosdoshmërisht që do nisesh të bësh diçka. Po dëgjoja një piano nga producenti i studios dhe më futi në botën e errët kur nuk ke diçka. Ngacmimi erdhi nga pianoja, por është këngë autentike. Mundohem të jem tek pop, future pop, future base, tek këto rryma që po lëvrohen më shumë në treg.

Kemi projekte të tjera të reja së shpejti?

Po përgatis një album, nga fundi i majit do të jenë gati singëllat e tjerë që do të shoqërojnë këtë album. Do të jenë 12 këngë pjesë e albumit. Kam udhëtuar shumë këto kohë dhe kam dëgjuar shumë. Mendoj se ka qenë momenti i duhur për të prezantuar veten. Do të jetë origjinal, do të ketë një miks të rrymave. Sigurisht kam në plan 4 bashkëpunime, por do ta ruaj surprizën. Kam qejf që ta titulloj “Best of both worlds”.

Cila rrymë të pëlqen më shumë?

Jam tip që i provoj të gjitha, më pëlqen të eksperimentoj me rrymat dhe shijet muzikore. E kam edhe një këngë me labçe brenda. Mjafton të jetë e përshtatshme për treg dhe t’i japë kuptim këngës. Unë dëgjoj muzikë të huaj dhe jam influencuar më shumë nga ajo kontemporane.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga e Kelly “S’je këtu”, ju mund të vazhdoni ta votoni për të qenë sa më gjatë pjesë e “The Top List”.