Bota

Jo vetëm Ukraina por edhe Shqipëria mund të përfitojë hapjen e negociatave me BE për shkak të luftës/ Thirrja vjen nga kancelarët Scholz dhe Nehamer

Kancelari Olaf Scholz dhe homologu i tij austriak Karl Nehamer ka deklaruar se është urgjente hapja e negociatave të vendeve të Ballkanit Perëndimor përballë kërcënimit rus, veçanërisht që pas pushtimit të Ukrainës. Sipas dy kancelarëve, efektet e pushtimit të Ukrainës mund të shtrihen edhe në Ballkan.

Për këtë arsye, sipas tyre është e rëndësishme gjetja e aleatëve për një politikë evropiane bashkëpunuese në mbarë botën – por edhe në Evropë.

“Fakti që Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës tani duhet të vihet në praktikë”, tha Nehammer.

“Na kërkohet të sigurohemi që të forcojmë dhe mbështesim rajonin e Ballkanit. Kjo përfshin gjithashtu një perspektivë të qartë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor,” u shpreh  Scholz, shkruan Euractiv.

Ata kërkojnë që hapja e negociatave dhe anëtarësimi i Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur. “Çdo vonesë e mëtejshme e lë Ballkanin Perëndimor të cenueshëm dhe të hapur ndaj ndikimit të palëve të treta” tha ai.

Një ndikim i tillë duhet pritur qartë nga Rusia, por edhe nga Kina,

Sipas kancelarit austriak Nehammer, një ndikim të tillë pritet ta ushtrojë Rusia dhe Kina. Prandaj sipas tij, është me “interes gjeostrategjik që të ecim shpejt dhe t’u ofrojmë njerëzve të këtyre vendeve perspektiva të frytshme”.

Teksa lufta në Ukrainë vazhdon të përshkallëzohet, negociatat e anëtarësimit në BE janë vendimtare për Ukrainën, por edhe për rajonet fqinje që mund të preken nga pushtimi. Strategjia që Austria dhe Gjermania synojnë të ndjekin është të mobilizohen për miratim më të gjerë të anëtarësimit të vendeve në BE. “Nga këndvështrimi im, duket gjithashtu sikur situata aktuale në veçanti ka rritur masivisht vullnetin për të punuar së bashku këtu” deklaroi Scholz.