Aktualitet Politikë

Jo vetëm Vuçiç, nesër në Tiranë vijnë Soros e Varhely/ Zbardhet axhenda e “Open Balkan”

Takimi i radhës i Open Balkan pritet të mbahet në datat 21 dhe 22 Dhjetor në Tiranë, ku kësaj here pjesë e takimit përveç Këshillit të Atlantikut do të jetë dhe Komisioni Europian.

Ditën e parë të takimit do të bëhet pritja e delegacioneve të presidentit serb Aleksandër  Vuçiç dhe kryeministrit së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ku është parashikuar të mbahet një darkë zyrtare në një resort në qytetin e Elbasanit, i njëjti ku u zhvillua mbledhja e 2 qeverive Shqipëri-Kosovë.

Në darkë do të jenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.

Ditën e martë takimi do të nisë në pallatin e Brigadave në orën 09:00, ku Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve do të nisin punën me delegacionin shqiptar të udhëhequr nga kryeministri Rama.

Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, drejtori i Ceftës Emir Djikic, si dhe Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës. Më pas do të vijohet me marrëveshjet për skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi.

Takimi pritet të mbyllet me konferencën për shtyp traditë, të tre liderëve.