Bota

Joe Biden fituesi i të dytit debat presidencial

Demokrati Joe Biden është fituesi i të dytit debat presidencial në Shtetet e Bashkuara ku në një duel televiziv u përball në distancë me sfidantin republikan Donald Trump. Në fokus një sërë temash, që nga pandemia koronavirus e deri te politika ekonomike.

Kësaj here ra në sy një president në vështirësi si asnjëherë më parë. Zgjedhja e tij për ta sfiduar Biden-in në të njëjtin orar televiziv duke refuzuar debatin virtual u kthye në boomerang për presidentin amerikan i cili më 3 Nëntor synon të fitojë mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkaq pezullohet gazetari veteran i  kanalit kabllor C-SPAN në SHBA.  Steve Scully ishte zgjedhur për të moderuar debatin e dytë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe sfiduesit të tij Joe Biden. Gazetari pranoi se ka gënjyer se llogaria e tij në Twitter është hakeruar.