Celebrities Gossip

Joe Jonas pozon nudo në ditën e ditëlindjes së tij!

Joe Jonas festoi ditëlindjen e tij dhe për 32-vjetor, ai postoi një album me foto të tij apo njerëzve e sendeve të dashura, ku ai dhe Sophe Turner dukeshin të qeshur teksa festonin ditëlindjen e Joe. Por ajo që u bë virale në rrjet ishte pikërisht njëra nga fotografitë.

Bëhet fjalë për të fundit në album, ku Joe pozon nudo teksa qëndron pas Sophie duke larë dhëmbët. Një foto që ka tërhequr vëmendjen e fansave sigurisht, teksa disa prej ndjekësve kanë komentuar të shokuar lidhur me të.

Duket se dyshja e ka festuar ditëlindjen e Joe në “Beverly Hills Hotel” dhe gjithashtu shijuan një tortë në formë kapuçinoje, në një ambient të zbukuruar vërtet bukur. Albumin Joe e ka shoqëruar me një shkrim ku ka dashur të falendërojë të gjithë ata që ia bënë më të lumtur këtë ditë kaq të veçantë.

Faleminderit të gjithëve për dashurinë që më dhatë për ditëlindjen dje.

Aktorja e njohur e serialit të famshëm “Game of Thrones”, Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas nuk i kanë kursyer fotot romantike me njëri-tjetrin. Kujtojmë se dy muaj më parë ata publikuan fotot e dasmës së tyre me rastin e përvjetorit të dytë të martesës. Duket se kishte ardhur koha për të ndryshuar stilin e fotove të cilat postojnë, duke kaluar kështu nga ato tepër romantike në disa më shumë të guximshme.