Showbiz

Joe Jonas rrëfen se prindërit e tij e mësuan se do të martohej nga…interneti!

Këngëtari i mirënjohur i grupit “Jonas Brothers”, Joe së fundmi lidhi kurorë me dashurinë e jetës së tij, Sophie Turner në një ceremoni që kushtoi vetëm 600 dollarë.

Ata u martuan në Las Vegas fill pas performancës live të vëllezërve në “Billboard Music Awards” dhe personi që i kurorëzoi ishte një imitues i Cher.

Duket se Joe kishte qëllim që t’ja bënte surprizë prindërve të tij se ishte martuar por asgjë nuk shkoi siç duhet.

Atmosferën e prishi Dj i famshëm Diplo i cili shfaqi të gjithë ceremoninë me anë të një videoje live në Instagram.

“Ata e mësuan se unë isha martuar nga interneti. Diplo e prishi surprizën që kisha për prindërit dhe tani po përpiqem që t’i rregulloj punët me ta” ,-tha këngëtari.

Sa i përket aktores së “Game of Thrones”, 23-vjeçarja kishte telefonuar mamanë e saj pak para se të martohej për t’i treguar lajmin e mirë.