Showbiz

John Legend dhe Chrissy Teigan zbulojnë mënyrën se si i argëtojnë fëmijët e tyre gjatë distancimit social

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë shumë e veçantë për familjen e John Legend, sidomos për të vegjlit e tyre.

Ata kanë organizuar një festë të vogël çaji në shtëpinë e tyre si mënyra më e mirë për tu argëtuar në kohën ku distancimi social ende vazhdon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë ata u veshën në mënyrë klasike e më pas u ulën në oborrin e shtëpisë së tyre për tu argëtuar dhe për të kaluar kohë së bashku.

Vajza e tyre 4-vjeçare Luna dhe djali 2-vjecar Miles ftuan edhe 2 nga miqtë e tyre më të mirë për t’ju bashkuar festës familjare.