Showbiz

Jona Spahiu kujton fillimet e saj: “Ja rroga ime modeste si modele”

E nisëm këtë të hënë në “Live From Tirana” me një temë shumë interesante që prek thuajse të gjithë të rinjtë shqiptarë, borxhet tek prindërit dhe e kundërta. Një ndër të ftuarat ishte edhe moderatorja tashmë një sipërmarrëse, Jona Spahiu e cila shpeshherë nëpër intervista ka folur për marrëdhënien e ngushtë që ka me prindërit.

Ajo diskutoi rreth temës duke theksuar se që prej fillimit në media ka patur mbështetjen e plotë të prindërve të saj edhe pse hapat e parë nuk kanë qenë edhe aq shpërblyes. Jona zbuloi për mikrofonin e TAR se do të donte që t’ja kishte shpërblyer mamit dhe babit për suportin shpirtëror e mbi të gjitha atë financiar por punët e saj të para nuk i kanë ofruar mjaftueshëm të ardhura.

“Unë e nisa rrugëtimin tim drejt medias si modele dhe le të themi që asokohe pagesa ishte modeste nuk kisha mundësi t’ja ktheja prindërve por falë tyre pata mundësi të bëja shumë më shumë. Kam qenë me fat e pranoj, pasi gjithçka e bëja për pasion e jo për para dhe po të mos ishte për mbështetjen e prindërve të mi ndoshta nuk do ta kisha marrë guximin” -tha Jona Spahiu gjatë intervistës.